Aktualitet

Akuzohet për 'pastrim parash'/ Alda Klosi kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli e lë në burg

Alda Klosi kërkoi në Apel ndryshim të masës së sigurisë, nga ajo e arrestit në burg, në një masë më të lehtë.

20 Shkurt 2023, 09:57 Nga A.B
Akuzohet për 'pastrim parash'/ Alda Klosi kërkoi masë
Alda Klosi

TIRANË- Ish-zyrtarja e lartë Alda Klosi është lënë sërish në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Klosi kërkoi sot në Apel ndryshim të masës së sigurisë, nga ajo e arrestit në burg, në një masë më të lehtë, mirëpo kërkesa nuk iu pranua. Ajo akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore. 

Edhe pse nuk ishte prezente vetë në seancën gjyqësore në ngarkim të saj, përfaqësuesi i saj, avokati i Klosit, Ilirjan Muho, teksa e cilësoi të paligjshëm ndalimin e klientes së tij, tha se ajo nuk mund të qëndrojë në burg gjatë kohës që i duhet prokurorisë për të hetuar deklarimet e pastrueses Rozeta Dobi. Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho, tha se duhen të provohen nga Prokuroria akuzat për vërtetësinë e deklaratës së pastrueses Rozeta Dobi.

Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho: Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Vlerësoi të rregullt edhe kërkesën duke lënë në fuqi arrestin me burg. Qëndrimi i saj është bërë publik, ka pranuar faktin se banesa është vjedhur, nga të cilat 120 mijë janë një hua që vëllai i saj ka marrë për nevoja të kurimit të xhaxhait të saj të ndjerë në Amerikë. Gjithçka në të ardhmen do të kompensohej me një truall në zonë pranë “21 Dhjetorit”. Qëndrimi i saj tashmë është bërë publik, ka pranuar faktin se banesa i është vjedhur. Ballafaqim mes Alda Klosit dhe Rozeta Dobit? I takon organit të akuzës për të provuar akuzat ndaj nesh. Alda Klosi pas ndalimit kaloi një periudhë jo të mirë shëndetësorë. Por duhet që të jetë në kontroll të vazhdueshëm pasi ka tendenca për hipertomi.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës së bashku me oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në ambientet e paraburgimit ku ndodhet ish-zyrtarja për të marrë deklarimet e saj. Klosi u ka qëndruar deklarimeve të dhëna në momentin kur u arrestua Rozeta Dobi.

Ajo pretendon se 120 mijë eurot dhe rreth 30 mijë dollarët janë të xhaxhait të saj i cili ndërroi jetë në Amerikë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, por nuk pranon që të ketë lidhje me shumën prej më shumë se 400 mijë eurosh që Dobi pretendon se janë marrë në shtëpinë e Klosit./Dosja.al

alda klosi

Sondazh

Poll