Art&Argëtim

ME VIDEO/ U kritikua për peshën, Selena Gomez ka një shpjegim për të gjithë: Dua të kujdesem për shëndetin! Ilaçet që marr më fryjnë

Aktorja e 'The Only Murders in the Building' tha se për të ka më tepër rëndësi shëndeti dhe se do të kujdeset për veten pavarësisht ndikimit të medikamenteve në ndryshimin fizik të trupit të saj. 

18 Shkurt 2023, 16:33 Nga a.l
ME VIDEO/ U kritikua për peshën, Selena Gomez ka një shpjegim
Selena Gomez

SHBA- Këngëtarja e njohur Selena Gomez është përballur me kritika nga audienca e saj së fundmi për ndryshimin fizik të trupit të saj dhe shtimit në peshë. Vetë këngëtarja ka reaguar lidhur me komentet negative që ka marrë në postimet e sja në rrjete sociale duke shpjeguar mënyrën se si ilaçet e lupusit ndikojnë në trupin e saj.

Në një klip në TikTok që është shpërndarë në Tëitter, këngëtarja u tha fansave se marrja e ilaçeve shpesh e bën atë të shtojë peshë.

Kur e marr prirem të mbaj shumë peshë uji dhe kjo ndodh shumë normalisht. Kur nuk e pi , prirem të humb peshë. Unë thjesht desha të them dhe inkurajoj këdo që ndien ndonjë lloj turpi për atë që po përjetojnë, dhe askush nuk e di historinë e vërtetë,” tha Gomez. 

Aktorja e 'The Only Murders in the Building' tha se për të ka më tepër rëndësi shëndeti dhe se do të kujdeset për veten pavarësisht ndikimit të medikamenteve në ndryshimin fizik të trupit të saj. 

Unë thjesht dua që njerëzit të dinë se ti je e bukur dhe je e mrekullueshme. Po, ne kemi ditë ku ndoshta ndihemi  keq por unë do të preferoja të isha e shëndetshme. Medikamentet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se janë ato që më ndihmojnë", tha Gomez. 

Gomez më pas foli më tej për përvojën e saj me imazhin e trupit.

selena gomez

Sondazh

Poll