Art&Argëtim

Vazhdon 'telenovela' me Sin Boy! Del VIDEOJA që tregon reperi relaksohet në Paris pasi u përfol se kishte vdekur

Fansat po i luten që më në fund të japë një përgjigje, për t'i dhënë fund agonisë së tyre, por një TikToker e ka pikasur... të gjallë dhe në Paris.

18 Shkurt 2023, 16:05 Nga k.m.
Vazhdon 'telenovela' me Sin Boy! Del VIDEOJA që tregon reperi
Sin Boy

GREQI- Gjithçka nisi me një foto që qarkulloi në rrjetet sociale, ku Sin Boy ndodhej i shtrirë pa ndjenja në një ambulancë. Disa shkruajtën, reperi vdiq nga mbidoza e drogës në Kosovë. Pak më shumë se 24 orë më vonë, në profilin e Sin Boy-t u postua një foto ku shkruante mesazhin e mëposhtëm: Për fat të keq thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë.

Fotoja e profilit të tij, motrës dhe nënës së tij ka ndryshuar në sfond të zi, por askush nga afër familjes së tij nuk e ka konfirmuar se Sin Boy nuk jeton më. Fansat po i luten që më në fund të japë një përgjigje, për t'i dhënë fund agonisë së tyre, por një TikToker e ka pikasur... të gjallë dhe në Paris.

Në videon e ngarkuar në TikTok, përdoruesi i aplikacionit pretendon se e njohu me xhaketën jeshile dhe syzet e zeza është Sin Boy. Në fakt, kur fansat e reperit e pyetën se nga ishte, TikToker u përgjigj se videoja është realizuar një ditë pasi fotoja ishte postuar në profilin e Sin Boy.

Kjo nuk është hera e parë që vdekja e Sin Boy-t “inskenohet”, pasi një thashethem i ngjashëm u qarkullua në vitin 2018. Ata që e njohin mirë, pretendojnë se ai është gjallë dhe me shumë gjasa gjithçka që po ndodh është një marifet publicitar. Disa e mbështesin duke konsideruar se ajo që ka shkaktuar është... zgjedhje inteligjente, ndërsa pothuajse të gjithë besojnë se Sin Boy është gjallë.

sin boy

Sondazh

Poll