Brenda natës së 17 shkurtit vodhi 4 banesa, kapet “skifteri” 25-vjeçar në Berat
Foto Ilustruese BERAT- Një 25-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Berat teksa po tentonte të futej në nj&...
Është zbardhur një prej rasteve të dosjes hetimore, ku nga përgjimet ka rezultuar se shtetasit S.T i kërkohen 900 euro për t’i rikthyer patentën e pezulluar për 6 muaj.
TIRANË- Shefi i Seksionit për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë Eljo Piçoku dhe oficeri Amarido Lika, me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, po në ‘Rrugoren’ e Tiranës janë arrestuar dhe janë lënë në burg nga GJKKO.
Sipas dosjes hetimore, Amarildo Lika dhe Eljo Picoku u merrnin deri në 1 mijë euro, drejtuesve të automjeteve për t’i rikthyer patentat e pezulluara. Është zbardhur një prej rasteve të dosjes hetimore, ku nga përgjimet ka rezultuar se shtetasit S.T i kërkohen 900 euro për t’i rikthyer patentën e pezulluar për 6 muaj.
Pjesë nga dosja hetimore:
-Shtetasi S.T, me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, deklaron se ka kontaktuar me shokun e ti, shtetasin Revi Osmani, te cilit githashtu ja kishin pezulluar patentën, por e kishte rimarrë pasi kishte njohje me punonjës të policisë. Nga ky komunikim rezulton se leja e drejtimit është marrë me date 05.11.2022 dh për këtë gjë është paguar vlera prej 900 euro.
“R.O : “O Zio sa muaj ta kanë heq, 6 muaj?”
S.T: 6
R.O: 900 euro
R.O: Më pak s’behet se 100 i ka ul se spo merr kafe ai sekseri
R.O: Se 1000 e kan si norm
R.O: Se esht 6 muaj prnd
S.T: Shume fare o vlla
R.O: Pse shum jan se esht 6 muaj
S.T: Po kur e merr psh ai
T.S: Ta takonim n sot
R.O: Un për vete pagova 500 euro per 3 muaj qe ma hoqen
R.O: Ti me 6
S.T: Po ok po per sa e merr dmth
R.O: S’di
R.O: Nga sistemi hiqet pa merak
S.T: Po ok e takojm dot sot
R.O: Per me e taku se takojm dot se nuk do qe t’dihet se kush esht
R.O: Dhe ja jap njeriut t vet kafen
R.O: Se ai esht brenda te drejtoria rrugores
S.T: Marr vesh
S.T: O vlla thjesht kam hall sa e sigurt eshte se s’jan pak lek
R.O: E un x vete se kam taku vet vec ja kam dhon nje kusho lekt e osht marr ai se s’ka besim te tjeret
R.O: 10000% e sigurt*
R.O: Kshu sbesoja as un
R.O: Po vec kur m sollen patenten te dyqani
S.T: Ok
S.T: Ku te te takoj une
R.O: (i dergon nje foto te procesverbalit te konstatimit te shkeljes me numer serie 3151206, me sanksion gjobe 35 000 leke dhe mase plotesuese pezullim drejtimi 3 mua)
R.O: A Ni posht pallatit tat
S.T: Ku te duash vila ja te marr leket
R.O: He se tak posht pallatit tat see jom m afer
R.O: Sa t’me bej rruga nga Kamza
S.T: Ok
R.O: 6 min jm aty
S.T: Ok vlla
Foto Ilustruese BERAT- Një 25-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Berat teksa po tentonte të futej në nj&...
Kanabis VLORË- Një 22-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Vlorë për trafik të lëndë...
Xhoi TIRANË- Një protestë përpara Prokurorisë së Tiranës të hënën në orën 17:00 pritet të ...
Foto Ilustruese TIRANË- Kufizimi i hapësirave për marrjen e informacionit vijon të mbetet sfida madhore për mediat në Shqip&e...
Foto Ilustruese SHIJAK- 20-vjeçari që plagosi ditën e djeshme një 23-vjeçar është arrestuar. Mësohet se n&...
Artan Lame TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame bëri të ditur sot se, operacioni për konfiskimin e ndërtimeve pa leje ishte n...
35-vjecari SARANDË- Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë për vjedhje në seri. Më...
Vila me kanabis FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masat e sigurisë për pronarin e vilës në fshatin Dërmenas, ku u gjetë...
Mariola Mërtiri TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Komisionerit Publik të enjten që të apelonte ...
MALIQ- Dëshmia e 77-vjeçarit që vrau djalin e tij me çekiç në Maliq është zbardhur. Shefki Bylykbashi ka de...