Aktualitet

'Shtëpia e barit' në Fier, Gjykata vendos masën e sigurisë për pronarin e viles dhe dy punonjësit e OSSHE-së  

Mësohet se 44-vjeçari Erion Marini alias Xhevair Gashi, është lënë në masën e sigurisë 'Arrest me burg'. 

18 Shkurt 2023, 11:27 Nga I.A
'Shtëpia e barit' në Fier, Gjykata vendos masën e
Vila me kanabis

FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masat e sigurisë për pronarin e vilës në fshatin Dërmenas, ku u gjetën 181 rrënjë hashash. Mësohet se 44-vjeçari Erion Marini alias Xhevair Gashi, është lënë në masën e sigurisë 'Arrest me burg'. Po ashtu gjykata ka lënë në masën arrest me burg dhe për veprën penale “shpërdorim detyre” faturistin Klajdi Grëmi. Ndërkohë që elektriçisti i OSHEE-së, Behar Fata është lënë nën masën detyrim paraqitje. 

Gjatë seancës u theksua se kur krahasonte harxhimin e energjisë elektrike nga banorët në matësat e tyre me matësin kryesor të gabinës qendrore, faturisti duhet ta kishte vënë re diferencën që vidhej. Gjyqtarja e çështjes Sonila Hoxha pasi dëgjoi palët, prokurorin Dorian Tafili dhe avokatët Petrit Morina dhe Sefret Hoxha vendosi arrest me burg për Erion Marinin dhe Klaidi Grëmin, si dhe detyrim paraqitje për Behar Fatën.

Tre ditë më parë policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 181 rrënjë kanabis sativa të mbjella në vazo në 5 dhoma gjumi në katin e tretë të vilës së Marinit në Dërmënas. Marini akuzohet për kultivim e trafikim të lëndëve narkotike ndërsa Behar Fata elektricist dhe Klajdi Grëmi faturist për shpërdorim detyre.

erion marini xhevair gashi klajdi grëmi behar fata shtepi bari ne fier

Sondazh

Poll