'Shtëpia e barit' në Fier, Gjykata vendos masën e sigurisë për pronarin e viles dhe dy punonjësit e OSSHE-së
Vila me kanabis FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masat e sigurisë për pronarin e vilës në fshatin Dërmenas, ku u gjetë...
Ai ka vjedhur shuma të mëdha parash si dhe sende personale që ishin lënë në makinat që janë vjedhur.
SARANDË- Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë për vjedhje në seri. Mësohet se i riu është autori i vjedhjeve në 3 automjete në Sarandë. Ai ka vjedhur shuma të mëdha parash si dhe sende personale që ishin lënë në makinat që janë vjedhur.
Njoftimi i Policisë:
Vodhi shuma parash dhe sende personale, në 3 automjete, në qytetin e Sarandës, identifikohet dhe vihet në pranga 35-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin e rasteve të vjedhjes së pronës e pasurisë dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që kishte kryer disa vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i punës së mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Sarandë.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 35-vjeçari është autor i disa vjedhjeve, konkretisht: Më datë 17.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. K.; Më datë 15.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. T.; Po më datë 15.02.2023, në rrugën “Adem Sheme”, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. Ll. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Vila me kanabis FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masat e sigurisë për pronarin e vilës në fshatin Dërmenas, ku u gjetë...
Mariola Mërtiri TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Komisionerit Publik të enjten që të apelonte ...
MALIQ- Dëshmia e 77-vjeçarit që vrau djalin e tij me çekiç në Maliq është zbardhur. Shefki Bylykbashi ka de...
Arrestimi FIER- Një 22-vjeçar nga Fier është arrestuar ditën e sotme pasi kërkohej nga Spanja. Mësohet se në...
Adriatik Lilo MALIQ- Banorët e fshatit Zvezdë kanë folur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në...
Shefki dhe Hamdi Bylykbashi MALIQ- Fotot e mëposhtme janë të 50-vjeçarit të vrarë nga babai i tij 77-vjeçar She...
Arrestimi TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë pasi lëvizje me armë me vet...
Policia GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër për lëndë narkotike. Mësohet ...
Policia MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 50-vjeçarit në Maliq. Mësohet se Hamdi Bylykbashi kishte nisur alk...
Foto Ilustruese ELBASAN- Një makinë ka marrë flakë gjatë natës në Elbasan. Mësohet se makina e parkuar në...