18 Shkurt 2023, 12:59
Nga I.A
Xhoi
TIRANË- Një protestë përpara Prokurorisë së Tiranës të hënën në orën 17:00 pritet të organizohet për të kërkuar drejtësi për vrasjen barbare të Xhoit, vajzës nga Kenia. Ajo u dhunua dhe u vra në mënyrë mizore në moshën 22-vjeçare, ndërkohë që autori ende nuk dihet kush është dhe ndodhet i lirë.
Protesta ‘Drejtësi për Xhoin’ është organizuar në mediat sociale. Në lidhje me këtë çështje foli një ditë më parë edhe kreu i opozitës, Sali Berisha. Ai tha se qeveria po fsheh krimin.
“Një qeveri e inkriminuar. Kush e vrau vajzën nga Kenia, kush e fsheh krimin? Këta e fshehin krimin, por e vërteta do të dalë. Këta janë të inkriminuar fund e krye,” tha Berisha.
Gazetarja Anduena Llabani deklaroi para pak ditësh se pas vdekjes së 22-vjeçares keniane, që punonte në një kazino në Tiranë, fshihen ministra të qeverisë Rama. Sipas saj, kjo shpjegon faktin që kjo ngjarje u fsheh dhe u servirën prova dhe dëshmi të rreme.
“Është e vështirë se këtu janë familjarë të ministrave të kabinetit të qeverisë Rama direkt mbrapa kësaj ngjarjeje. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me punën e saj. Unë si gazetare kam pyetur cilët janë këta njerëz që e kanë parë për herë të fundit dhe e shoqëronin viktimën dhe këta na dalin që janë njerëz shumë të lidhur me ministra të qeverisë Rama. Momenti që ngjarja u fsheh, u dhanë dëshmi të rreme, u çuan prova të reja. Fakti që vetmja që mund të thoshte diçka dhe ajo nuk ndodhet këtu, fakti që janë hequr të gjitha shpenzimet e kurimit, iu mbyll goja dëshmitarëve. Merrni emrin e të dashurit, merrni mbiemrin dhe bëni lidhjen”, tha gazetarja në emisionin ‘Now’ në Euroneëws Albania.
anduena llabani drejtësi për xhoin
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 12:55
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Kufizimi i hapësirave për marrjen e informacionit vijon të mbetet sfida madhore për mediat në Shqip&e...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 12:33
I.A
Foto Ilustruese
SHIJAK- 20-vjeçari që plagosi ditën e djeshme një 23-vjeçar është arrestuar. Mësohet se n&...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 12:14
I.A
Artan Lame
TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame bëri të ditur sot se, operacioni për konfiskimin e ndërtimeve pa leje ishte n...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 11:43
I.A
35-vjecari
SARANDË- Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë për vjedhje në seri. Më...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 11:27
I.A
Vila me kanabis
FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masat e sigurisë për pronarin e vilës në fshatin Dërmenas, ku u gjetë...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 11:20
I.A
Mariola Mërtiri
TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Komisionerit Publik të enjten që të apelonte ...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 11:12
I.A
MALIQ- Dëshmia e 77-vjeçarit që vrau djalin e tij me çekiç në Maliq është zbardhur. Shefki Bylykbashi ka de...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 11:05
I.A
Arrestimi
FIER- Një 22-vjeçar nga Fier është arrestuar ditën e sotme pasi kërkohej nga Spanja. Mësohet se në...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 10:55
I.A
Adriatik Lilo
MALIQ- Banorët e fshatit Zvezdë kanë folur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 10:44
I.A
Shefki dhe Hamdi Bylykbashi
MALIQ- Fotot e mëposhtme janë të 50-vjeçarit të vrarë nga babai i tij 77-vjeçar She...