Sport

Guardiola, i pangopur: “Impuls i mirë? Duhet të kishim fituar dhjetë ndeshje radhazi, diçka që nuk e kishim arritur këtë sezon”...

“E di se çfarë duhet të bëjmë për të qëndruar në krye. Për të fituar ligën duhet të sakrifikosh, por ne jemi shumë të motivuar. Ne duam të luajmë mirë dhe të fitojmë,”- shprehet Mikel Arteta i Arsenalit.

18 Shkurt 2023, 08:08 Nga DOSJA
Guardiola, i pangopur: “Impuls i mirë? Duhet të kishim fituar

ANGLI - Lufta për titull është në lulëzim të plotë pas fitores së Man.City kundër Arsenalit në mesjavë, por, në pritje të vizitës së pasdites në Nottingham (16:00) për javën e 24-t të Premier League, Pep Guardiola duket i qetësuar, por dhe 'i pangopur':

“Arsenali ka ende një ndeshje më pak, kështu që asgjë nuk ka ndryshuar. Impuls? Një nxitje e mirë do të ishte të fitonim dhjetë ndeshje radhazi, diçka që nuk e kemi arritur këtë sezon... humbëm ndaj Tottenhamit tre ndeshje më parë”.

Nga ana tjetër, Mikel Arteta, në prag të duelit me Aston Villa, insiston se skuadra është e përgatitur: “E di se çfarë duhet të bëjmë për të qëndruar në krye. Për të fituar ligën duhet të sakrifikosh, por ne jemi shumë të motivuar. Ne duam të luajmë mirë dhe të fitojmë”.

Sakaq edhe United është future në garën për titull, gjë për të cilin Erik Ten Hag heziton të flasë: “Nuk e kemi menduar, vendimet do të lihen për në prill. Tani për tani, ne fokusohemi te Leicester”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll