Sport

Miliarderi britanik Jim Ratcliffe nuk heq dorë, edhe ai ofertë për Man.United…

Pas ofertës miliona dollarëshe të paraqitur këtë të premte nga sheiku i Katarit, ka ardhur dhe është dorëzuar edhe oferta e miliarderit anglez

18 Shkurt 2023, 07:54 Nga DOSJA
Miliarderi britanik Jim Ratcliffe nuk heq dorë, edhe ai ofertë

ANGLI - Disa orë pasi konfirmoi propozimin miliona dollarësh të Jassim Bin Hamad Al Thani, sheikut të Katarit, për blerjen e Manchester United, 'Sky News' avancon me një tjetër propozim të paraqitur në klubin e Mançesterit. 

Ky është një propozim nga miliarderi anglez Jim Ratcliffe, CEO i INEOS, i cili deri në mesin e vitit 2018 konsiderohej njeriu më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

I njëjti burim nuk ka dhënë detaje për propozimin e Jim Ratcliffe, i cili përveç se është CEO i INEOS, është edhe pronar i klubit të OGC Nice, në Francë.

Sipas 'Sky News', përveç propozimeve të sheikut të Katarit dhe miliarderit anglez Jim Ratcliffe, ekziston edhe mundësia që një fond amerikan dhe një saudit, të jenë të gatshëm të dalin me një propozim zyrtar për blerjen e klubi anglez. 

Megjithatë, nga katër mundësitë në tryezë, 'Sky News' shprehet se vetëm fondi saudit do të jetë në gjendje t’i blejë “Djajtë e Kuq” pa pasur nevojë të marrë hua.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll