Sport

'Dorëzoi bilbilin', arbitri i VAR-it që gaboi ndaj Arsenalit, largohet nga gjykimi…

Përgjegjës për një gabim në VAR gjatë Arsenal-Brentford fundjavën e kaluar në Premier League, gjyqtari Lee Mason largohet nga arbitrimi profesional.

18 Shkurt 2023, 07:22 Nga DOSJA

 

'Dorëzoi bilbilin', arbitri i VAR-it që gaboi ndaj

ANGLI - Arbitri anglez i VAR-it, Lee Mason, i cili nuk arriti të kontrollonte siç duhet një gol kundër Arsenalit i cili duhej të anulohej, nuk do të gjykojë më në futbollin profesionist, njoftuan të premten zyrtarët e arbitrave PGMOL.

"PGMOL mund të konfirmojë, se gjyqtari i VAR, Lee Mason është larguar nga organizata me pëlqim të ndërsjellë”, - ka njoftuar organizata.

Pas golit të barazimit të Brentford kundër Arsenalit (1-1), në ditën e 23-të të Premier League, Mason kishte kontrolluar, nëse ishte kryer një faull paraprakisht nga një lojtar i ‘Bletëve’, por jo për një pozicion të mundshëm jashtë loje gjatë aksionit.

Megjithatë, sipas ripërsëritjeve, pasimtari vendimtar ishte në pozicion jashtë loje dhe PGMOL-i e kishte pranuar të nesërmen gabimin në një njoftim për shtyp, se goli duhej të anulohej.

Mason, një ish-arbitri krysor me më shumë se 200 paraqitje në Premier League, ishte pezulluar tashmë më parë për një javë në shtator, për anulimin gabimisht të një gol që do t'i jepte fitoren Newcastle në një ndeshje kundër Crystal Palace.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll