Bota

Vuçiç takon Macron dhe Scholz: Një takim serioz dhe i drejtë për procesin e dialogut me Kosovën e planin franko-gjerman

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiç bën me dije se takimi është zhvilluar në margjinat e Konferencës së 59-të të Sigurisë në Mynih, ku kanë diskutuar për procesin e dialogut me Kosovën dhe planin franko-gjerman. 

17 Shkurt 2023, 19:36 Nga a.l
Vuçiç takon Macron dhe Scholz: Një takim serioz dhe i
Emmanuel Macron, Aleksandër Vuçiç, Olaf Scholz

SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka takuar sot në Mynih Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiç bën me dije se takimi është zhvilluar në margjinat e Konferencës së 59-të të Sigurisë në Mynih, ku kanë diskutuar për procesin e dialogut me Kosovën dhe planin franko-gjerman. 

'Një takim serioz dhe korrekt me njerëzit më të përgjegjshëm të BE-së për procesin e dialogut me Prishtinën, planin franko-gjerman dhe marrëdhëniet tona dypalëshe', ka shkruar presidenti Vuçiç në postim. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Vuçiç më parë u takua me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell, si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, James Claverley. Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, presidenti i Serbisë pritet të takohet edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

aleksander vucic

Sondazh

Poll