Politike

Meta mbledh Kryesinë: Partia e Lirisë në betejë të jashtëzakonshme për të vendosur parlamentarizmin në ‘shinat e duhura’

Meta tha se kjo forcë politike ka marrë përsipër shumë nisma ligjore, por se disa prej tyre janë bllokuar nga “Rilindja”.

17 Shkurt 2023, 18:47 Nga A.B
Meta mbledh Kryesinë: Partia e Lirisë në betejë të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, mblodhi ditën e sotme Kryesinë e partisë. Meta tha se 'Partia e Lirisë' është në një betejë të jashtëzakonshme për të vendosur parlamentarizmin në “shinat e duhura”, ndërsa shtoi se kjo forcë politike ka marrë përsipër shumë nisma ligjore, por se disa prej tyre janë bllokuar nga “Rilindja”.

Ndaj edhe njëherë dua të falenderoj të gjithë anëtarët e kryesisë për angazhimin e deritanishëm në të gjithë këtë betejë të jashtëzakonshme për të rivendosur parlamentarizmin në shinat e duhura dhe bashkë me të dhe llogaridhënien dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Falenderoj deputetët tanë për punën e jashtëzakonshme dhe janë ndër deputetët më aktivë në Parlamentin e Shqipërisë dhe njëkohësisht jemi dhe një forcë politike, e cila ka paraqitur shumë nisma ligjore, projektligje në interes të qytetarëve, siç është ai për indeksimin e pagave, në interes të qytetarëve, të sipërmarrësve, por edhe të zgjidhjes së krizës energjetike, siç është ai për liberalizimin e prodhimit të energjisë foltovoltaike deri në 2 megavat dhe shumë iniciativa të tjera që mbahen të bllokuara. Ashtu sikurse bëhet gjithçka nga Banda e Rilindjes për të bllokuar përfshirjen e Partisë së Lirisë, dhe jo vetëm të saj, por në mënyrë të veçantë të saj, përsa I takon proceseve integruese të vendit. Për arsye se dihet se Partia e Lirisë, si një forcë e përkushtuar për integrimin europian të vendit, natyrisht që cënon interesat e Rilindjes, që vetëm integrimin europian të vendit nuk e ka prioritet, përkundrazi e ka problem të madh, sepse e pengon për të arritur këto nivele galopante të korrupsionit, përmes bllokimit të llogaridhënies. Ndaj nuk është rastësi edhe hapi I fundit që ndërmorën ministrat e financave të Bashkimit Europian për të rikthyer Shqipërinë në monitorim, përsa I takon regjimit fiskal, për arsye të hapave mbrapa që janë bërë në këtë drejtim në vend, por edhe të kërcënimit të kokëfortësisë për të vazhduar me amnistinë fiskale, e cila synon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë fiskale për bosët e krimit të organizuar, oligarkët dhe për vetë Edi Ramën dhe në një ferr për të gjithë shqiptarët e ndershëm, dhe në mënyrë të veçantë për të gjithë sipërmarrësit, të cilët kërkojnë barazi të ligjit për të gjithë'- u shpreh ai.

Mbledhja e sotme e Kryesisë nën drejtimin e Metës mori disa vendime të karakterit organizativ për zgjedhjet e vendore të 14 majit.

Kryesia vendosi të emërojë Brunilda Paskalin, Sekretare për Çështjet Sociale dhe Barazinë GjinoreMeta u shpreh se nesër Komiteti Drejtues Kombëtar do t’i miratojë përfundimisht këto kritere, ndër të cilat përmendi integritetin, lidhjet me komunitetin dhe fuqinë denoncuese ndaj korrupsionit.

ilir meta

Sondazh

Poll