17 Shkurt 2023, 17:11
Nga k.m.
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. I ftuar si ish-ministër i Jashtëm në "Zona Zero" për të folur për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Basha ka përmendur edhe akuzat e ngritura ndaj tij.
"Lufta ndaj meje nga maxhoranca, në prag zgjedhjesh, nuk kufizohet vetëm në atë që identifikohet sot si McGonigal. Shpifjet drejt meje ka qenë në kuadër të baltosjes çdo herë para zgjedhjeve. Të dy individët që më kanë ngatërruar kanë çmontuar dhe kanë hedhur poshtë shpifjet banale,"-tha Basha ndër të tjera në fjalën e tij.
Po ditën e sotme, Basha komentoi sërish dosjen ‘McGonigal’ teksa ishte në një intervistë për 'Reporttv'. Basha e cilëson si segment të politikës që paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin politik.
“Kjo është një pikë e sqaruar. Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”, tha Basha.
Reagimi i Bashës ka lidhje me dosjen e Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
lulzim basha charles mcgonigal
Politike
17 Shkurt 2023, 15:17
F.M
Charles McGonigal dhe Edi Rama
TIRANË- Skandali me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal ka pushtuar mediat, Opozita ka organizuar protesta t&e...
Politike
17 Shkurt 2023, 14:35
F.M
Takimi i Yuri Kim, Dilawar Syed në Kryesinë e Kuvendit
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë një fo...
Politike
17 Shkurt 2023, 14:34
A.B
Takimi
GJERMANI-Kryeministri Edi Rama është pjesë e personaliteteve që po marrin pjesë në Konferencën e Mynihut. Kreu i ...
Politike
17 Shkurt 2023, 14:33
A.B
Policia
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka bërë publike pamjet nga momenti kur policia i futet brenda biznesit t&e...
Politike
17 Shkurt 2023, 13:13
I.A
Gledian Llatja
ELBASAN- Skandal në Bashkinë e Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja shpenzon 300 mijë euro për karburant m...
Politike
17 Shkurt 2023, 12:52
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Joy Aoko, e reja nga Kenia që ndërroi jetë është vrarë. N&...
Politike
17 Shkurt 2023, 12:52
F.M
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami
TIRANË- Ish-efekivi i policisë Jeton Lami do të përballet me akuzën ‘shpërdorim detyre&rs...
Politike
17 Shkurt 2023, 12:48
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se është një ratsësi që protesta Kombëtare e Opoitës do ...
Politike
17 Shkurt 2023, 12:43
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me 'videot erotike' që ka deklaruar m&eu...
Politike
17 Shkurt 2023, 12:40
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati ka komentuar intervistën e dhënë një natë më parë nga kryeministri Edi Rama. N&e...