Art&Argëtim

'Mos përfshini më skena intime'/ Aktori i serialit “You” në Netflix i dërgon kërkesë produksionit: S’dua të cënohet martesa ime

Penn Badgley, 36 vjeç, i cili luan si rolin e një vrasësi në serialin e njohur të Netflix “You” i kërkoi regjisores që të mos përfshijë më skena seksuale.

15 Shkurt 2023, 19:09 Nga A.B
'Mos përfshini më skena intime'/ Aktori i serialit
Penn Badgley

SHBA- Xhirimi i skenave seksuale nëpër filma është bërë një aspekt shqetësues për një prej aktorëve të Netflix. Penn Badgley, 36 vjeç, i cili luan si rolin e një vrasësi në serialin e njohur të Netflix “You” i kërkoi regjisores që të mos përfshijë më skena seksuale. Kjo kërkesë u bë nga ai për të mbrojtur martesën e tij. 

“E pyeta regjisoren Sera Gamble nëse mundej që të mos përfshinte më skena intime në serial. Ajo më ktheu një përgjigje vërtet pozitivie” - është shprehur aktori.

Badgley është i martuar me Domino Kirke, 39 vjeç, këngëtare dhe aktore. Ai shpjegoi në episodin e fundit të podcast-it të tij, Podcrushed, se “besnikëria në çdo marrëdhënie, veçanërisht në një martesë, është e rëndësishme për mua”. Seriali i zhanrit triller psikologjik amerikan e vendos aktorin 36-vjeçar në rolin e Joe Goldberg, i përshkruar nga Netflix si “një i ri rrezikshëm por simpatik dhe obsesiv, i cili shkon në masa ekstreme për të futur veten në jetën e vajzave që ka fiksim”.

Burimi: Foxnews

penn badgley seriali you

Sondazh

Poll