Art&Argëtim

Ndërron jetë Raquel Welch! Aktorja dhe seks-simboli i 'Fantastic Voyage' vdes në moshën 82-vjeçare

Raquel Welch ka vdekur në moshën 82-vjeçare pas vuante nga një sëmundje e rëndë.

15 Shkurt 2023, 20:53 Nga A.B
Ndërron jetë Raquel Welch! Aktorja dhe seks-simboli i 'Fantastic
Raquel Welch

SHBA- Aktorja amerikane dhe seks simboli Raquel Welch ka vdekur në moshën 82-vjeçare. TMZ raporton se ylli ndërkombëtar humbi betejën me sëmundjen e rëndë. Welch fitoi famë ndërkombëtare nga rolet e saj të njëpasnjëshme në 'Fantastic Voyage' dhe 'One Million Years BC' në 1966. 

Ndërron jetë Raquel Welch! Aktorja dhe seks-simboli i 'Fantastic

Welch korri shumë sukses si një yll filmi në vitet 1960 dhe 1970, duke fituar një Golden Globe për rolin e saj në The Three Musketeers në 1974. Në vitin 1995, Welch u emërua një nga 100 yjet më seksi në historinë e filmit në një numër të revistës Empire dhe u rendit në vendin e tretë në 100 yjet më seksi të shekullit të 20-të të Playboy.

Welch lindi në shtator 1940 dhe u martua katër herë gjatë gjithë jetës së saj.

Ndërron jetë Raquel Welch! Aktorja dhe seks-simboli i 'Fantastic

Ajo ishte e martuar me James Welch nga viti 1959 në 1964, me Patrick Curtis nga 1967 në 1972, me Andre Weinfeld nga 1980 në 1990 dhe me Richard Palmer nga 1999 në 2004, me të cilin ka dy fëmijë Tahnee dhe Damon Welch. 

Raquel vazhdoi aktrimin gjatë shekullit të 20-të dhe në vitet 2000. Rolet e saj më të fundit erdhën në vitin 2017, kur ajo luajti Rozën në 'Date My Dad' dhe 'How To Be A Latin Lover', ku ajo luajti Celeste.

raquel welch

Sondazh

Poll