Politike

'Takimin e kërkoi ai personalisht'/ Edi Rama tregon si e njeh Charles McGonigal

Në studion e emisionit Opinion, kreu i qeverisë ka deklaruar se ish-shefi i kundërzbulimit ka kërkuar ta takojë personalisht atë. 

16 Shkurt 2023, 22:15 Nga a.l
'Takimin e kërkoi ai personalisht'/ Edi Rama tregon si e njeh
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje për rrethanat me të cilat është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i cili është në hetim nga autoritetet në SHBA. Në studion e emisionit Opinion, kreu i qeverisë ka deklaruar se ish-shefi i kundërzbulimit ka kërkuar ta takojë personalisht atë. 

Si u gjend në zyrën tuaj ky zyrtar i FBI zoti Rama?

Edi RamaSiç gjenden të gjithë zyrtarët e të gjitha shteteve në zyrën time.

Në këtë rast ambasada çon një letër që thotë po mbërrin në Shqipëri finali, i dhe i lutet Kryeministrit që brenda axhendës…

Edi Rama: Jo nuk është e vërtetë. Ambasada e SHBA përfaqëson Departamentin e Shtetit. FBI është komplet gjë tjetër nga DASH. CIA është komplet gjë tjetër nga FBI dhe DASH.

Po kur ka ardhur drejtori i CIA, ka qenë i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë.

Edi Rama: Është zgjedhja e secilit prej tyre, nuk është aspak zgjedhje e ime, apo nuk është detyra ime t’ju them që kalo nëpërmjet ambasadës.

E kërkoi zoti McGonigal takimin apo dikush tjetër?

Edi RamaAi personalisht

arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll