Politike

Noka: Pa dorëheqje Rama nuk do gjejë paqe as në shtëpi

Noka deklaroi se skandali McGonigal tregoi se kryeminsitri prej vitesh kishte synim shkatërrimin e opozitës dhe vendit, e më pas sundimin me një qeverisje moniste. 

16 Shkurt 2023, 21:16 Nga a.l
Noka: Pa dorëheqje Rama nuk do gjejë paqe as në shtëpi
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me çështjen Rama-McGonigal dhe reagimin e opozitës në lidhje me të. Noka deklaroi se skandali McGonigal tregoi se kryeminsitri prej vitesh kishte synim shkatërrimin e opozitës dhe vendit, e më pas sundimin me një qeverisje moniste. 

'Ishte ky zotëri që doli dhe tha ta harrojmë komisionin hetimor për të. I tha kukullës së tij në kuvend, barbi, se dhe flokët i ka ashtu. Ai tregoi atë që kemi thënë gjithmonë që në këtë shtet nuk ka qeveri por ka regjim. Një regjim më i keq se diktatura e dikurshme. Ai nuk do gjejë paqe as te shtëpia, as te selia, askund. Atë e pret një protestë në këto momente që flasim aty ku po jep intervistë. Ky njeri nuk mund të përfaqësojë më shqiptarët. Në vend që të punojë për të mëkëmbur këtë vend ai punon për ta shkatërruar atë', tha Noka. 

flamur noka

Sondazh

Poll