Politike

Pse nuk shkon në Kuvend? Përgjigjet Rama: Iki kur e shikoj të arsyeshme

Edi Rama tha se aktualisht kërkon të angazhohet në punët e përditshme dhe jo në debatet politike. E se këtë gjë e kishte paralajmëruar para disa kohësh.

16 Shkurt 2023, 21:04 Nga k.m.

Pse nuk shkon në Kuvend? Përgjigjet Rama: Iki kur e shikoj të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet për të cilat ka refuzuar të shkojë në parlament. Në një intervistë për "Opinion", Rama tha se aktualisht kërkon të angazhohet në punët e përditshme dhe jo në debatet politike. E se këtë gjë e kishte paralajmëruar para disa kohësh.

"Ma ha mendja se është vendi i duhur për të dhënë një shpjegim. E kam thënë më parë që do të jem shumë i përqëndruar me punët e përditshme dhe më pak i angazhuar në politikën e llafeve të përditshme. Jam angazhuar me zjarr të madh edhe në atë parlament, por besoj që jam bërë edhe unë pjesë e diçkaje që është një hall i madh dhe një shqëtësim i madh për të gjithë publikun. Ndjehem edhe bashkëfajtor për të gjithë atë skenë që është larg të qenit e denjë për të gjithë ata që na japin ne besimin. Për këtë arsye nuk kam më disponim të hyj e të dal në skenën e përditshme si në fushatë elektorale. Në ditët e tjera të javës dhe muajit angazhimi im do të jetë i ndryshëm për të fshirë sadopak atë njollë bashkëfajësie për gjithë ata degradim dhe degjenerim,”- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll