Politike

'Një vit më parë "Rilindja" humbi betejën për të më shkarkuar'/ Meta: SPAK ende asnjë hetim

Meta shkroi në Facebook se në këtë mënyrë “Rilindja” i kishte humbur të gjitha betejat e saj me të kur ishte President edhe në Komisionin e Venecias, ndërsa shtoi se edhe sot nuk ka një reagim nga SPAK.

16 Shkurt 2023, 19:51 Nga A.B
'Një vit më parë "Rilindja" humbi betejën
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka deklaruar se 1 vit më parë “Rilindja” humbi betejën e saj për të shkarkuar Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese. Meta shkroi në Facebook se në këtë mënyrë “Rilindja” i kishte humbur të gjitha betejat e saj me të kur ishte President edhe në Komisionin e Venecias, ndërsa shtoi se edhe sot nuk ka një reagim nga SPAK.

Meta deklaron se: Ky Kuvend i “Rilindjes” së sotme falsifikoi firmën e ish-Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese kundër Presidentit, ndërsa shtoi se në 3 mars, dita e protestës së radhës nga opozita, zëri i popullit duhet të gjëmojë më fort në mbrojtje të demokracisë.

POSTIMI I METËS:

"Një vit më parë "Rilindja" humbi betejën e saj të paturp për të shkarkuar Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese. "Rilindja" në këtë mënyrë i kishte humbur të gjitha betejat e saj me Presidentin e Republikës edhe në Komisionin e Venecias. Ndërkohë edhe sot e kësaj dite nuk ka një reagim nga SPAK se ç'bëhet me denoncimin e Presidentit të Republikës një vit më parë kur po ky Kuvend i "Rilindjes" që shihni sot falsifikoi firmën e ish-Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese kundër Presidentit.

Falenderoj të gjithë ekipin tim gjatë detyrës si President i Republikës, në veçanti të gjithë qytetarët për përkrahjen e tyre dhe sidomos popullin e 2 Marsit që u ngrit në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës. Në 3 Mars le të gjëmojë më fort zëri i popullit në mbrojtje të demokracisë, më i vendosur se kurrë për të realizuar Ndryshimin e Madh që po afron", shkruan Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll