Politike

Komision Hetimor për çështjen e Charles McGonigal? Rama: S'ka shans të pranohet, çdo gjë e ka një cak

Edi Rama tha se opozita nuk mund ta përdorë parlamentin si një hapësirë manipulimi për çështje të kësaj natyre, pa pasur asnjë bazë.

16 Shkurt 2023, 21:24 Nga k.m.
Komision Hetimor për çështjen e Charles McGonigal? Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë shans që Kuvendi të ngrejë një Komision Hetimor lidhur me marrëdhënien e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Gjatë fjalës së tij në emisionim “Opinion”, Rama tha se opozita nuk mund ta përdorë parlamentin si një hapësirë manipulimi për çështje të kësaj natyre, pa pasur asnjë bazë.

"Më vjen jashtëzakonisht keq por kjo nuk ka për të ndodhur sepse është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me të gjitha sepse të marrësh zvarrë njerëzit prej ditësh duke tundur atë (dokumentin) duke thënë se Kryeministri është bërë pjesë e aferës së madhe. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristaq Ramës, por i Satanait. Por ta mbajnë për vete. Nuk kanë shans ta përdorin parlamentin në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme pa asnjë bazë. Nuk ka shans të pranohet Komisioni Hetimor se ka një cak,"-tha Rama.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Blendi Fevziu: Pse nuk ja tregoni komisionit hetimor parlamentar se s’keni asnjë lidhje me çështjen McGonigal? Opozita pretendon se ju jeni i kapur në këtë çështje.

Edi Rama: Nuk kemi arritur në pikën që unë pretendoj që ju merreni me trafik droge dhe unë dua t’ju hetoj. Po sjemi nëkëtë pikë, kjo ndodhte në kohën e diktaturës. Që ngrihej akuza dhe pastaj kërkoheshin provat.

Blendi Fevziu: Jo, komisioni parlamentar është politik më shumë, me këtë merret.

Edi Rama: Më vjen jashtëzakonisht keq por kjo nuk ka për të ndodhur sepse është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me të gjitha sepse të marrësh zvarrë njerëzit prej ditësh duke tundur atë (dokumentin) duke thënë se Kryeministri është bërë pjesë e aferës së madhe. Ata kanë të drejtë që të besojnë se unë jam jo djali i Kristaq Ramës por djali i Satanait, këtë të drejtë ta mbajnë për vete, ta ndajnë me njerëz që ju shkojnë nga mbrapa. Ata s’kanë asnjë shans që ta përdorin Parlamementin për ta kthyer atë hapësirë në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme të kësaj natyre, pa asnjë bazë.

Blendi Fevziu: Me çfarë të drejte e refuzoni këtë komision?

Edi Rama: Se ka një cak çdo gjë, ka një cak…

Blendi Fevziu: Pra nuk do pranohet?

Edi Rama: Nuk ka shans të pranohet.

edi rama

Sondazh

Poll