Politike

Me urdhër të IKMT-së/ Policia tenton t’i vërë shiritin biznesit të Agron Shehajt, deputeti i bind që të largohen (Ç'ndodhi sot?)

IKMT ka dhënë urdhër për rrethimin e biznesit me pretendimin se ndodhet në një ndërtim pa leje dhe më pas e ka tërhequr atë.

16 Shkurt 2023, 18:20 Nga A.B
Me urdhër të IKMT-së/ Policia tenton t’i vërë
Biznesi dhe Agron Shehaj

TIRANË- Ditën e sotme është rrethuar me shirit biznesi i deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj. 

IKMT dha urdhër për rrethimin e biznesit me pretendimin se ndodhet në një ndërtim pa leje dhe më pas e ka tërhequr atë. Punonjësit e policisë kanë tentuar të vendosin një shirit në ambientet e jashtme të biznesit të Shehajt ndërkohë që punonjësit vazhdonin punën në ambientet e brendshme të saj. 

Me urdhër të IKMT-së/ Policia tenton t’i vërë

Por policia është tërhequr, pas mbërritjes së Shehajt në ambientet e godinës. Pas komunikimit, është hequr shiriti e më pas janë larguar, si forcat e policisë ashtu edhe punonjësit e IKMT-së. Ndërtesa në fjalë është marrë me qira nga deputeti i PD, dhe pothuajse e gjithë godina është në përdorim nga ana e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Policia dhe IKMT mësyjnë në biznesin e deputetit. Më 20 tetor të 2022-it, ai denoncoi nga seanca plenare, se po ia mbyllim me forcë biznesin e tij. Ai tha se kjo është një hakmarrje politike e Ramës për shkak të denoncimeve të bëra prej tij lidhur me korrupsionin qeveritar e po ashtu presion për ti mbyllur gojën.

agron shehaj ikmt rrethon biznesin e agron shehajt

Sondazh

Poll