Aktualitet

Shpërtheu me tritol hotel 'Bizantin' në Sarandë, lihet në burg Çabiri, dëshmia: Isha aty pasi po merrja diçka

Para trupit gjykues, Çabiri ka vazhduar të mbajë qëndrim mohues duke u shprehur se ndodhej në hotel për të marrë diçka që kishte harruar pasi po atë ditë do te shkonte ne Angli, ndaj dhe ishte filmuar duke dalë nga objekti 3 minuta para shpërthimit.

16 Shkurt 2023, 16:42 Nga A.B
Shpërtheu me tritol hotel 'Bizantin' në Sarandë, lihet
Sotir Çabiri

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36-vjeçarin Sotir Çabiri të dyshuar si autor të shpërthimit me eksploziv të hotel “Bizanti”. Para trupit gjykues, Çabiri ka vazhduar të mbajë qëndrim mohues duke u shprehur se ndodhej në hotel për të marrë diçka që kishte harruar pasi po atë ditë do te shkonte ne Angli, ndaj dhe ishte filmuar duke dalë nga objekti 3 minuta para shpërthimit.

Pavarësisht kësaj, Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Çabiri pritet të transferohet drejt Burgut të Bënçës.

Sot, në Sarandë kanë mbërritur inspektorë të IKMT së bashku me një mjet çekiç, për të ndihmuar në pastrimin e vendit të ngjarjes ku prej 4 ditësh ndodhen ekspertë anti-eksploziv dhe ata të policisë së Sarandës. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një kallëp tritoli i pashpërthyer, ndërkohë qe ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se autori ka përdorur 50 kg eksploziv për shpërthimin.

Dyshohet se sasia më e madhe ishte vendosur në themelet e një depoje ne katin përdhes të hotelit ndërsa pjesa tjetër nëpër kolona dhe për ketë janë hapur vrima me trapan nga ana e autorit. 

sotir Çabiri

Sondazh

Poll