Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 9 raste të reja, në spital po mjekohen 3 pacientë

Nga 342 testime, rastet e reja janë shënuar 5 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Përmet, Berat. 

16 Shkurt 2023, 16:20 Nga k.m.
COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 9 raste të reja, në spital po
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 9 raste të reja nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 342 testime, rastet e reja janë shënuar 5 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Përmet, Berat. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 342 testime, ka 9 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

16 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 342 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 5 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Përmet, Berat. Janë 126 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,636 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 342

Testime totale 2,036,200
Raste pozitive 333,358
Raste të shëruara 329,636
Raste Aktive 126
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105
Fier 10
Shkodër. 3
Vlorë 3
Berat. 3
Durrës. 1
Gjirokastër. 1

ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll