16 Shkurt 2023, 19:12
Nga k.m.
Radoje Zvicer
MAL I ZI- Kreu i klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer ka premtuar 1 milion euro shpërblim për atë që “heq” kokën e Darko Nevzatoviçit. Sipas mediave serbe, vrasja e Nevzatoviqit dyshohet se është urdhëruar nga njëri prej anëtarëve kryesorë të celulës mëmë të klanit kavaç nga Mali i Zi, Milan Vujotiç i njohur edhe si 'Skaj Lavitese', pasi një mesazhi që mori nga Zvicer.
Urdhri i tij ishte që t'i prisnin kokën Nevzatoviçit, ta torturonin dhe ta vrisnin sepse dyshonin se punonte me policinë. Mësohet se Nevzetoçiqin nuk e kanë gjetur pasi ishte nën mbrojtjen e Policisë. Pasi pranoi të bashkëpunonte me Policinë, Nevzatoviç bashkë me familjen e tij është futur në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe jeton diku jashtë vendit.
Ai dëshmoi para Gjykatës së Qarkut në Lubjanë me Skype ndërsa imazhi dhe zëri i tij ishin ndryshuar.
Në rastin e klanit të Kavaçit, 22 persona u akuzuan se, të paktën nga dhjetori 2018 deri në maj 2021, ishin përfshirë në trafik të gjerë droge si pjesë e një grupi kriminal të organizuar në mënyrë hierarkike në territorin e disa shteteve. Mendohet se kishin blerë të paktën 534 kilogramë kokainë, 2 ton kanabis, të paktën 10 kilogramë heroinë dhe droga të tjera ilegale. Thuhet se droga më pas transportohej në Slloveni dhe në territorin e vendeve të tjera dhe u shitej tregtarëve të drogës.
darko nevzatovic radoje zvicer
Bota
16 Shkurt 2023, 19:11
a.l
Marina Yankina
RUSI- Një zyrtare ruse e mbrojtjes ka vdekur në mënyrë misterioze pasi ra nga dritarja e një ndërtese të ...
Bota
16 Shkurt 2023, 19:11
k.m.
Foto ilustruese
Moska tha se do të dëbojë katër diplomatë austriakë pasi Vjena dëboi katër punonjës të mi...
Bota
16 Shkurt 2023, 19:06
a.l
Eva Kaili
GREQI- Eruoeputetja greke Eva Kaili, e cila është përfshirë në skandalin e korrupsionit Katar-Gate mund të lir...
Bota
16 Shkurt 2023, 18:52
k.m.
Dorin Recean
Parlamenti i Moldavisë miratoi të enjten një qeveri pro-perëndimore të udhëhequr nga Kryeministri Dorin Recean, ...
Bota
16 Shkurt 2023, 18:45
a.l
Ushtarët
UKRAINË- Ukraina dhe Rusia njoftuan një shkëmbim të burgosurish më 16 shkurt, ku secila palë raporto...
Bota
16 Shkurt 2023, 18:33
A.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, du...
Bota
16 Shkurt 2023, 18:00
a.l
Brigitte Macron
FRANCË- Gjykata në Francë dënoi dy gra, të cilat përhapën thashethemet e rreme se zonja e...
Bota
16 Shkurt 2023, 17:42
k.m.
Andrew dhe Tristan Tate
SHBA- Ish-i fejuari i Iman-it iu referua për herë të parë influencuesit të mediave sociale Andrew Tat...
Bota
16 Shkurt 2023, 17:53
a.l
Ketrat që nuhasin drogën
KINË- Kina po praktikon një tjetër metodë që do të çojë në zbulimin e sas...
Bota
16 Shkurt 2023, 17:57
A.B
Balone
SHBA- Një varg "objektesh të paidentifikuara" hynë në qiellin e Amerikës së Veriut në ditët e fund...