Bota

Çfarë po ndodh në politikën ruse? Pas gjeneralit, zyrtarja e Ministrisë së Mbrojtjes hidhet nga dritarja e apartamentit, DOKUMENTET e dyshimta në taracë

Hetuesit rusë pretendojnë se bëhet fjalë për “vetëvrasje”, por vdekja e saj vjen vetëm disa ditë pasi gjenerali rus Vladimir Makarov, të cilin presidenti rus Vladimir Putin e kishte shkarkuar së fundmi, u gjet i vdekur jo larg Moskës.

16 Shkurt 2023, 19:11 Nga a.l
Çfarë po ndodh në politikën ruse? Pas gjeneralit, zyrtarja
Marina Yankina

RUSI- Një zyrtare ruse e mbrojtjes ka vdekur në mënyrë misterioze pasi ra nga dritarja e një ndërtese të lartë në Shën Petersburg. Shefja e departamentit të mbështetjes financiare të Qarkut Ushtarak Perëndimor Marina Yankina, 58 vjeç, u tha se kishte lënë dokumente në ballkon përpara se të hidhej 160 metra drejt vdekjes së saj.

Mediat e huaja raportojnë se 58- vjeçarja, u gjet e vdekur para ndërtesës ku ajo jetonte. Policia ruse ka njoftuar se dokumentet dhe sendet e tjera të saj janë gjetur në një tarracë të përbashkët të ndërtesës 16-katëshe.

Hetuesit rusë pretendojnë se bëhet fjalë për “vetëvrasje”, por vdekja e saj vjen vetëm disa ditë pasi gjenerali rus Vladimir Makarov, të cilin presidenti rus Vladimir Putin e kishte shkarkuar së fundmi, u gjet i vdekur jo larg Moskës.

Mediat ruse raportojnë se ajo është hedhur nga dritarja. Edhe në rastin e gjeneralit të vdekur rus, hetuesit pretendojnë se bëhet fjalë për “vetëvrasje”. Këto “vetëvrasje” po bëhen çdo herë e më të shpeshta në elitën politike ruse. Në veçanti që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku presidenti rus Vladimir Putin shpesh i pakënaqur me rezultatet e të ngarkuarve, ka shkarkuar shumë gjeneralë, të cilët më pas gjendeshin të vdekur në rrethana misterioze.

marina yankina

Sondazh

Poll