Bota

Shpërthen në flakë helikopteri i ushtrisë amerikane në Alabama, vdesin dy pilotët (VIDEO)

Helikopteri, UH-60 Blackhawk u përfshi plotësisht nga flakët, por fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar.

16 Shkurt 2023, 19:15 Nga a.l
Shpërthen në flakë helikopteri i ushtrisë amerikane në
SHBA

SHBA- Dy pilotë të Gardës Kombëtare të Tenesit kanë humbur jetën, helikopteri që ata drejtonin u rrëzua në Alabama. Mediat e huaja raportojnë se, viktimat ishin anëtarët e bordit të Gardës Kombëtare të Tenesit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:00 (me orën lokale), ndërsa ishte në një fluturim stërvitor pranë autostradës në Burwell të Hutnsville.

Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e dy pilotëve. Lutjet tona janë me familjet e tyre”, tha Gjenerali Warner Ross në një deklaratë.

Helikopteri, UH-60 Blackhawk u përfshi plotësisht nga flakët, por fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar.

vdesin dy pilote

Sondazh

Poll