Bota

Biden uron Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë: Njohja reciproke, për një të ardhme më paqësore

Biden ka shprehur mbështetjen e tij për dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

16 Shkurt 2023, 18:33 Nga A.B
Biden uron Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke u zotuar se Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen për Prishtinën. Në letrën dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Biden ka shprehur mbështetjen e tij për dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ne mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së për normalizim, me synimin përfundimtar të njohjes reciproke, që do të ndihmonte të arrihej një e ardhme më paqësore dhe prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Bidenit.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, por pavarësia e saj kundërshtohet ende nga Serbia, që e konsideron Kosovën pjesë të saj. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011, nën ndërmjetësimin e BE-së. Ky proces mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara.

joe biden vjosa osmani

Sondazh

Poll