Bota

Në vend të qenit/ Kina 'stërvit' ketrat për të zbuluar strehat me drogë përmes nuhatjes (VIDEO)

Ketrat janë treguar po aq efikas në zbulimin e substancave të paligjshme sa qentë dhe madhësia e tyre e vogël u mundëson atyre të kërkojnë vende që qentë nuk do të mund të arrinin.

16 Shkurt 2023, 17:53 Nga a.l
Në vend të qenit/ Kina 'stërvit' ketrat për
Ketrat që nuhasin drogën

KINË- Kina po praktikon një tjetër metodë që do të çojë në zbulimin e sasive të mëdha të drogës. Mediat e huaja raportojnë se Policia kineze ka stërvitur me sukses ketrat për të nuhatur drogën, përgjatë kufirit në Kinën jugperëndimore.

Ata janë pjesë e një skuadre prej gjashtë të kuqve euroaziatikë të trajnuar nga policia kineze për të bërë një punë që tradicionalisht i lihet për të nuhatur qenve. Ketrat janë treguar po aq efikas në zbulimin e substancave të paligjshme sa qentë dhe madhësia e tyre e vogël u mundëson atyre të kërkojnë vende që qentë nuk do të mund të arrinin.

Këto përfshijnë hapësira të vështira në magazina ose qendra shpërndarjeje, për shembull, si dhe zona të ngritura që janë shumë të larta për qentë. Ketrat janë trajnuar për të gërvishtur kur zbulojnë lëndë narkotike nga brigada e qenve të policisë, duke përdorur teknologjinë e përdorur zakonisht për të trajnuar qentë.

Një video e postuar nga gazeta shtetërore kineze People's Daily tregon brejtësit që vrapojnë mes objekteve për të nuhatur drogën si pjesë e një ushtrimi laboratorik. Trajnuesi i qenve të policisë, Yin Jin tha se u deshën vite për t'i arritur ata në këtë nivel aftësie, por ata po bënin një "punë të shkëlqyer".

ketrat ne kine

Sondazh

Poll