Bota

U shkarkua nga dy poste pas deklaratave për çështjen 'Dehari'/ Kush e zëvendëson Haki Abazin në Komisionin për Punë të Jashtme?

Në votim morën pjesë 62 deputetë, 53 prej të cilëve votuan për dhe nëntë abstenuan.

16 Shkurt 2023, 16:31 Nga a.l
U shkarkua nga dy poste pas deklaratave për çështjen
Haki Abazi dhe Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është larguar nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që ai të zëvendësohet me bashkëpartiaken e tij Arbreshë Kryeziu-Hyseni. Edhe në Komisionin për Stabilizim Asocim, deputeti Haki Abazi është zëvendësuar me deputetin Dimal Basha. Kjo u bë pas propozimit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në votim morën pjesë 62 deputetë, 53 prej të cilëve votuan për dhe nëntë abstenuan.

Më 15 shkurt, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër për largimin e tij nga pozita e kryesuesit të komisionit. Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi të mërkurën kishte njoftuar përmes një njoftimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se për këtë gjë do të flasë më shumë të enjten.

Ai në këtë konferencë për media, ka bërë të ditur se ai është në dijeni të video-incizimeve të cilat, sipas tij, konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e rastit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Pikërisht kjo dijeni dhe hulumtimi i Abazit i bërë në këtë drejtim, sipas tij, kanë sjellë deri te shkarkimi i tij nga posti i kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilizim Asociim edhe anatemimit të tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Hulumtim im i fundit dhe pyetjet që i kam shtruar, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellë tek shkarkimi dhe anatemimi brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Si është e mundur që në pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë”, pyet fillimisht ai.

Abazi duke folur për mostrat e gjakut të Deharit që muaj më parë u zhdukën nga Institutin i Mjekësisë Ligjore ka thënë se Prokuroria duhet ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu e disa anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes.

haki abazi arbëreshë kryeziu-hyseni

Sondazh

Poll