Bota

Abazi e quajti “Çadra e Gadafit”/ Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së: Deklaratë e parëndësishme, nuk dua ta komentoj

Më herët Abazi deklaroi se Kusari-Lila ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar duke e quajtur 'çadra e Gadafit'. 

16 Shkurt 2023, 16:23 Nga a.l
Abazi e quajti “Çadra e Gadafit”/ Kryetarja e Grupit
Mimoza Kusari-Lila

KOSOVË- Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shprehu pakënaqësitë e tij me VV-në, ku përmendi edhe Mimoza Kusarin të cilën e quajti “çadra e Gadafit”. Ajo e konsideroi si deklaratë të parëndësishme dhe nuk pranoi ta komentonte. 

Nuk e komentoj fare! Është tërësisht e parëndësishme si deklaratë”, tha ajo.

Më herët Abazi deklaroi se Kusari-Lila ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar duke e quajtur 'çadra e Gadafit'. 

Këtë valle ne e kemi parë të kaluarë, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi duke shtuar se Kusari-Lila “ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar”.

Deputeti Haki Abazi mori vëmendje të madhe kur tha se pamjet e kamerave tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Deharit. Për këtë çështje Abazi i ka dërguar porosi ministres Haxhiu që ta kryejë punën e saj. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do ta thërrasë për të dhënë dëshmi deputetin Haki Abazi, ky i fundit tha se është i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë. Prokuroria nuk ka asnjë person të dyshuar për rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria ka konfirmuar se kanë intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve.

haki abazi

Sondazh

Poll