16 Shkurt 2023, 16:14
Nga a.l
Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti
KOSOVË- Ministria e Drjetësisë së Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e fortë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili u shpreh se video-incizimet për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit Astrit Dehari kanë gisht zyrtarë të lartë duke implikuar edhe kryeministrin Kurti.
Zyra e shtypit të Ministrisë së Drejtësisë ka reaguar për mediat kosovare duke thënë se ministrja Albulena Haxhiu e ka dhënë dëshminë e saj para institucioneve të drejtësisë dhe tani radhën e ka deputeti Abazi ndërsa shtoi se ky i fundit nuk duhet të fshihet prapa imunitetit prej deputeti. Gjithashtu, MD thotë se është e papranueshme tendenca e deputetit për të keqpërdorur këtë rast për qëllime të ulta.
“Sapo jemi njoftuar lidhur me deklaratat e tilla, kemi njoftuar kryeprokurorin e shtetit. Ky rast është shumë i ndjeshëm sikurse edhe ka vëmendjen e opinionit publik. Ministrja Haxhiu ka dhënë dëshminë e saj para institucioneve të drejtësisë. Dëshmitari i radhës është deputeti Abazi. E ka përgjegjësinë ligjore që të flas për secilin pretendim. Urojmë që të mos tentojë të fshihet prapa imunitetit prej deputeti. Ne e konsiderojmë të papranueshëm tendencën e tij për të keqpërdorur këtë rast për qëllime të ulta”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.
Deputeti Haki Abazi mori vëmendje të madhe kur tha se pamjet e kamerave tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Deharit. Për këtë çështje Abazi i ka dërguar porosi ministres Haxhiu që ta kryejë punën e saj. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do ta thërrasë për të dhënë dëshmi deputetin Haki Abazi, ky i fundit tha se është i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë. Prokuroria nuk ka asnjë person të dyshuar për rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria ka konfirmuar se kanë intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve.
haki abazi
Bota
16 Shkurt 2023, 16:06
a.l
Haki Abazi
KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka bërë deklarata të forta sot duke trazuar opinionin publik, ...
Bota
16 Shkurt 2023, 15:52
a.l
Haki Abazi
KOSOVË- Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka “shpërthyer bombën” me deklaratat e tij në konferenc&...
Bota
16 Shkurt 2023, 16:00
I.A
Protesta
LIBAN- Imazhet e sotme nga një lagje e Bejrutit sugjerojnë një zonë lufte, ku disa dhjetëra protestues&nbs...
Bota
16 Shkurt 2023, 15:43
a.l
Jens Stoltenberg
TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vizitoi sot Ankaranë për të treguar solidaritet pa...
Bota
16 Shkurt 2023, 15:49
I.A
Tanke
POLONI- Mbi 100 ushtarë ukrainas po kryejnë trajnime intensive në Poloni mbi përdorimin e tankut të prodhimit gjerman Leopar...
Bota
16 Shkurt 2023, 15:45
I.A
Strasburg
FRANCË- Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të enjten ka njoftuar se është e papapranuesh...
Bota
16 Shkurt 2023, 15:41
I.A
Kosove
KOSOVË- Ndërsa Kosova po përgatitet të festojë 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia, me një...
Bota
16 Shkurt 2023, 15:39
I.A
Modlavi
MOLDAVI- Një patrullë policore ka gjetur copëza të raketave në veri të Moldavisë më 16 shkurt, disa orë...
Bota
16 Shkurt 2023, 15:30
F.M
Droga
MALI I ZI- 27 kilogramë marihuanë janë sekuestruar në pikën kufitare mes Shqipërisë e Malit tw Zi. Droga ishte hed...
Bota
16 Shkurt 2023, 15:21
a.l
Hykmete Bajrami
KOSOVË- Ministrja Rozeta Hajdari është përplasur me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës duke th&e...