Politike

'Ty bravo të qoftë, si nuk u lodhe duke i rënë fyellit'/ Braçe debaton me Spahon në Kuvend: Je për rekord Guinnes

Debate në Kuvend.

16 Shkurt 2023, 14:18 Nga A.B
'Ty bravo të qoftë, si nuk u lodhe duke i rënë
Brace dhe Spaho

TIRANË- Tensione në Kuvend. Deputeti Erion Braçe ironizoi sjelljen e deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spahos, i cili qëndroi gjatë gjithë seancës së sotme duke i rënë bilbilit. 

'Si mos të flas, kam shumë që po pres për të folur. Sinqerisht dua t’i shpreh solidaritetin tim zotit Spaho. ka 4 orë që u torturua. I fryn bilbilit aq sa cilido fyellrëniës sdo i binte. Është rekord guinness dhe do të ngelet emri me germa të arta në mes të Kuvendit. me fuqinë që ka do vazhdoj ti bjer bilbilit edhe më shumë, Por si ka mundësi që nuk e zëvendësoj asnjë prej ush. Po si ka mundësi, e bën robi një sakrificë. Po të dalë dikush, Ore i bie unë fyellit për ty. Po ça jeni mo? Mirë që Berishën e latë atje përjashta, por se futet këtu brenda që të…Mirë që Shehun e latë jashtë, po ça bëni këtu. Këtë po u them o Mondi. Po të çmoj mor..unë se bëja dot. Shumë mirë mo….Shumë mirë mo. Shumë mirë që po e bëni.”-i thotë Braçe me ironi. Ndërkohë që deputeti i PD-së, i afrohet pranë vendit duke iu drejtuar me gisht. 

seance plenare 16 shkurt 2023 erion brace edmond spaho

Sondazh

Poll