Aktualitet

Ngujoi për 6 vite gruan e dy fëmijët e mitur, lirohet nga qelia ekstremisti Xherxh Laçi, shtrohet në psikiatri

Ka qenë Gjykata e Tiranës ajo që ka ndryshuar masën e sigurisë për Laçin, nga arrest me burg në mjekim i detyrushëm në spital, për rrjedhojë, 52-vjeçari do të shtrohet në një qendër psikiatrie.

16 Shkurt 2023, 09:34 Nga F.M
Ngujoi për 6 vite gruan e dy fëmijët e mitur, lirohet nga qelia
Xherxh (Gjergj) Laçi

TIRANË- Xherxh (Gjergj) Laçi, ekstremisti që ngujoi për gjashtë vite rresht gruan e tij dhe fëmijët ka dalë nga qelia. Vendimi është marrë katër muaj pas arrestimit të tij, gjë që zbuloi tmerrin që kishin kaluar e shoqja dhe dy fëmijët e tij që terrorizoheshin nga Laçi.

Ka qenë Gjykata e Tiranës ajo që ka ndryshuar masën e sigurisë për Laçin, nga arrest me burg në mjekim i detyrushëm në spital, për rrjedhojë, 52-vjeçari do të shtrohet në një qendër psikiatrie.

Gjergj Laçi u arrestua më 6 nëntor 2022 nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor.

52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. Gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.

xherxh laci gjergj laci ngujohet familja ne tirane

Sondazh

Poll