Aktualitet

VIDEO-EMRI/ Arrestohet 30-vjeçari në Vlorë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 'shtëpitë e barit', do ekstradohet drejt Spanjës

Ky grup ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e kësaj bime dhe 30-vjeçari dyshohet si personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve.

16 Shkurt 2023, 09:04 Nga F.M
VIDEO-EMRI/ Arrestohet 30-vjeçari në Vlorë, ishte shpallur
Policia Vlorë

VLORË- Xhuliano Hajrulla, 30 vjeç, është vënë në pranga nga policia e Vlorës. në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Hajrulla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle. Kjo pasi, Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Hajrulla akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Ky grup ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e kësaj bime dhe 30-vjeçari dyshohet si personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve. Në total, ky grup kriminal llogaritet se ka vjedhur vazhdimisht energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit spanjoll.


Njoftimi i policisë:

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vlorë, për kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht. Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi, një 30-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve, në Spanjë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escape”. Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, u kap në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi:

-Xh. H., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll. Shtetasi Xh. H. akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Ky grup ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e kësaj bime dhe shtetasi Xh. H. dyshohet si personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve. Në total, ky grup kriminal llogaritet se ka vjedhur vazhdimisht energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit spanjoll. Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

xhuliano hajrulla

Sondazh

Poll