Politike

Dash Sula: Ktheni seancën në normalitet, kemi që në dhjetor që nuk flasim për asnjë nga hallet e qytetarëve

Sula tha në seancën e sotme plenare se Kuvendi nuk ka qenë asnjëherë në këtë situatë

16 Shkurt 2023, 11:11 Nga f.g
Dash Sula: Ktheni seancën në normalitet, kemi që në dhjetor
Dash Sula

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula kërkoi nga nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj që Kuvendi të funksionojë normalisht. Sula tha në seancën e sotme plenare se që prej muajit dhjetor 2022, deputetët nuk kanë folur në asnjë moment për problemet e qytetarëve. 

Dash Sula: Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti, situatë të tillë nuk kam parë në 25 vite që kam qenë në politikë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një deputet të përjashtohej nga këtu. Kjo do të thotë që ...

Nuk të vjen mirë ty, foli kryetarit të grupit tënd të mos flasë. Parlamenti duhet të kthehet në shina. Të gjitha palët janë kthyer në kazan, pjesët e shëndetshme nuk kanë mundësi të flasin. Kështu kanë ardhur ngjarjet. Futeni parlamentin në normalitet. Të vijë kryeministri këtu, fjalën kemi ne. Opozita duke hedhur grepin ju, reagon se s'ka ç'të bëjë. Respektoni rregulloren që opozita të mos dalë këtu. Kemi që në dhjetor që nuk flasim për hallet e njerëzve. Nëse do e mbyllni parlamentin, nuk do të të funksionojë. /Dosja.al

dash sula seanca plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll