Politike

Bylykbashi: Të ngrihet komisioni Hetimor për dosjen McGonigal, po shkelen të drejtat e Opozitës

Nga Foltorja, Bylykbashi tha se kjo dosje duhet hetuar, pas Rama ka korruptuar një nga agjentët më të lartë të FBI-së. 

16 Shkurt 2023, 10:46 Nga F.M
Bylykbashi: Të ngrihet komisioni Hetimor për dosjen McGonigal, po
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka kërkuar që të ngrihet një Komision Hetimor për të hetuar rolin e kreut të qeverisë Edi Rama në dosjen e ish-agjentit Charles Mcgonigal. Nga Foltorja, Bylykbashi tha se kjo dosje duhet hetuar, pas Rama ka korruptuar një nga agjentët më të lartë të FBI-së. 

Pjesë nga fjala e Bylykbashit: 

Ne kemi bërë kërkesë mbi atë ligj, kërkojmë që ai komision të ngrihet sepse duhet të dalin këtu të gjitha sjellkjet e tij të zeza, për të gjitha tentativat për të zhdukur Opozitën. Sot u ka ulur kokën Edi Rama dhe socialistëve që votojnë të verbër. Ky parlament dhunon edhe atë që kërkon Gjykata Kushtetuese. Ata duhet të ishin këtu në sallë, por ju i latë jashtë në mënyrë të paligjshme, nuk janë këtu sepse as nuk janë njoftuar për mbledhjen e Byrosë. Këtu është e drejta e Opzitës që po shkelet. Ju jeni të gatshëm të fikni dhe dritat vetëm që shqiptarët të mos shohin asgjë. Shqiptarëve u mohohet e drejta, për të mos patur shpresë. 

 

seance plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll