Bota

Albin Kurti: S'kam marrëdhënie me Vuçiç, flasim anglisht. Kur diskutojmë nuk e marr personalisht fare

Albin Kurti tha se nuk ka asnjë kontakt direkt me Vuçiç dhe se ky i fundit është vetëdijshëm për të gjitha krimet që serbët kanë kryer në Kosovë.

15 Shkurt 2023, 22:31 Nga k.m.
Albin Kurti: S'kam marrëdhënie me Vuçiç,
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për marrëdhënien e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Albin Kurti tha se nuk ka asnjë kontakt direkt me Vuçiç dhe se ky i fundit është vetëdijshëm për të gjitha krimet që serbët kanë kryer në Kosovë.

"S'kam marrëdhënie me Vuçiç, nuk jemi dy vende mike. Bisedojmë anglisht ne. Është i ndërgjegjshëm për krimet, unë e di që ai e di. Por e ka ndërtuar politikën dhe karrierën e tij në mospranimin e krimeve. Nuk e marr personalisht fare. Ai është president i një shteti armiqësor,"-tha Albin Kurti. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Blendi Fevziu: Si janë raportet tuaja me zotin Vuçiç?

Albin Kurti: Ne nuk kemi raporte të cilat janë të pandërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në diskutimet që bëjmë.

Blendi Fevziu: Nuk keni kontakte të drejtpërdrejta?

Albin Kurti: Jo, jo!

Blendi Fevziu: Fare?

Albin Kurti: Nuk jemi shtete mike ne. (Qesh)

Blendi Fevziu: Jo, jo e di por edhe kur bisedoni…

Albin Kurti: Bisedojmë në anglisht.

Blendi Fevziu: A është Vuçiç i ndërgjegjshëm për krimet që serbët kanë kryer në Kosovë?

Albin Kurti: Unë e di që ai e di, por ai e ka ndërtuar politikën dhe karrierën e tij në mospranimin e krimeve që i kanë kryer serbët në Kosovë, kur ai ishte dhe ministër i Informatave në qeverinë e Millosheviçit.

Blendi Fevziu: Ku buron kjo fuqia e Vuçiçit që po e dominon Serbinë prej kohësh?

Albin Kurti: Unë besoj që buron nga shteti serb, i cili edhe e krijoi Jugosllavinë edhe e shkatërroi, për të njëjtin qëllim. Që ta krijojë Serbinë e Madhe. Nëse shihni 150 vitet e fundit në Ballkan nuk ka luftë pa Serbinë, po nuk ka paqe pa shqiptarët.

albin kurti

Sondazh

Poll