Bota

Senatorët amerikanë kërkojnë të shpallin grupin ‘Wagner’ organizatë terroriste

Akti u prezantua, por nuk u miratua para përfundimit të Kongresit të mëparshëm dhe synon të shpallë Wagner si përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut.

15 Shkurt 2023, 21:16 Nga a.l
Senatorët amerikanë kërkojnë të shpallin grupin
Ben Cardin

RUSI- Një grup senatorësh demokratë dhe republikanë thanë të mërkurën se do të përpiqeshin përsëri të miratonin legjislacionin që do t'i kërkonte Departamentit të Shtetit të caktojë kompaninë mercenare ruse Wagner Group si një organizatë të huaj terroriste (FTO), raportojnë mediat e huaja. 

Të udhëhequr nga demokrati Ben Cardin dhe republikani Roger Wicker, senatorët thanë se kishin rifutur aktin e ngarkimit të përgjegjësisë për mercenratët e grupit. Akti u prezantua, por nuk u miratua para përfundimit të Kongresit të mëparshëm dhe synon të shpallë Wagner si përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut.

grupi wagner

Sondazh

Poll