Bota

Treni me kimikate del nga shinat dhe shpërthen në flakë/ Banorët e Ohio-s alarmohen, duhet të pinë ujë me shishe

Treni transportonte, klorur vinil, një kimikat kancerogjen që përdoret në prodhimin e plastikës.

15 Shkurt 2023, 22:04 Nga a.l
Treni me kimikate del nga shinat dhe shpërthen në flakë/
Ohio

SHBA- Një tren që transportonte kimikate ka dalë nga shinat në Ohio të SHBA-së dhe ka shpërthyer në flakë. Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e këtij aksidenti me rrezik për mjedisin, banorët e zonës janë paraljmëruar të konsumojnë ujë me shishe, mes shqetësimeve në rritje për pasojat shëndetësore dhe mjedisore të aksidentit.

Treni transportonte, klorur vinil, një kimikat kancerogjen që përdoret në prodhimin e plastikës.

Por kur bëhet fjalë për ujin, si një masë paraprake, u thamë njerëzve të përdorin ujë në shishe. Mos e rrezikoni, prisni derisa të marrim rezultatet e testit”, tha ai.

Dje, drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Ohio, Bruce Vanderhoff u kërkoi banorëve me puse private të testonin ujin e tyre, duke rekomanduar gjithashtu që banorët e zonës të pinin ujë në shishe për momentin. Më 8 shkurt, autoritetet njoftuan se banorët që kishin lënë shtëpitë e tyre mund të ktheheshin “të sigurt”. Megjithatë, pikëpyetjet sa i përket pasojave të daljes nga shinat po shtohen dhe banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre. Rreth 3,500 peshq kanë ngordhur, sipas Ministrisë lokale të Burimeve Natyrore. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit i SHBA (NTSB) tha se hetimi për shkakun e daljes së trenit nga shinat po vazhdon.

aksident ne ohio

Sondazh

Poll