Bota

Tregon prapaskenat e pandemisë, zhduket artisti kinez

Një mik i tha Radio Free Asia se ata nuk ishin në gjendje ta kontaktonin atë dhe policia lokale kishte refuzuar t'u jepte informacion. 

15 Shkurt 2023, 22:16 Nga k.m.
Tregon prapaskenat e pandemisë, zhduket artisti kinez
Siyuan Zhuji

KINË- Siyuan Zhuji, një artist multidisiplinar që dokumentoi jetën gjatë pandemisë në Kinë, është zhdukur prej muajsh. Një mik i tha Radio Free Asia se ata nuk ishin në gjendje ta kontaktonin atë dhe policia lokale kishte refuzuar t'u jepte informacion. Një shoqe tjetër që e kontaktoi në janar i tha VICE World News se nuk ka dëgjuar më prej tij, e kjo ishte e pazakontë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VICE World News (@viceworldnews)

“Do të vazhdoj xhirimet e këtyre videove deri në fund të pandemisë. Do xhiroj derisa të vdes,”- tha ai për Reuters në një intervistë në shtator. Ai u zhduk menjëherë pas publikimit të artikullit.

Zhou Fengsuo, një aktivist veteran i të drejtave të njeriut me bazë tani në SHBA, tha se Siyuan ka të ngjarë të jetë arrestuar për veprat e tij të artit, të cilat reflektonin realitetin dhe ekspozonin absurditetin e politikave të qeverisë. 

siyuan zhuji

Sondazh

Poll