Bota

Rusia forcon marrëdhëniet me Kinën/ Lavrov: Së shpejti do të zhvillojmë bisedime të nivelit të lartë

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se vendi i tij dhe Kina së shpejti do të mbajnë një sërë kontaktesh të nivelit të lartë.

15 Shkurt 2023, 21:37 Nga a.l
Rusia forcon marrëdhëniet me Kinën/ Lavrov: Së shpejti do
Sergei Lavrov

RUSI-  Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se vendi i tij dhe Kina së shpejti do të mbajnë një sërë kontaktesh të nivelit të lartë.

"Ne do të zhvillojmë me Republikën Popullore të Kinës një sërë kontaktesh në një nivel të lartë politik në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë të diskutojmë marrëdhëniet, duke marrë parasysh Dokumentet e nënshkruara kohët e fundit, duke përfshirë Dokumentin mbi Marrëdhëniet e Reja në një epokë të re që u nënshkrua një vit më parë, kur Presidenti Vladimir Putin vizitoi Pekinin për bisedime me presidentin kinez Xi Jinping", tha Lavrov.

Siç raportojnë mediat e huaja, marrëdhëniet ruso-kineze po shënojnë rritje të ndjeshme në të gjitha fushat politike, ekonomike dhe ushtarake, përveç faktit që shkëmbimi tregtar mes dy vendeve, sipas të dhënave të fundit, arriti në 190 miliardë dollarë në fund të vitit 2022. Kjo vjen në një kohë kur Perëndimi po vendos sanksione të paprecedentë ndaj Moskës për shkak të operacionit të saj ushtarak në Ukrainë. 

sergei lavrov

Sondazh

Poll