Aktualitet

"Pse ma vratë djalin?!"/ DETAJE nga DOSJA- I biri iu vra në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, babai i Andi Malokut pas krimit shkon në banesën e Rrajës

Nga zbardhja e përgjimeve rezulton se Dervishaj kapet duket thënë ndër të tjera se është i mërzitur, pasi çdo gjë i ka rënë në kurriz, pa harruar edhe kundërshtarët e tij që i ka në shpinë, që i përmend në këtë bisedë.

15 Shkurt 2023, 21:55 Nga k.m.
"Pse ma vratë djalin?!"/ DETAJE nga DOSJA- I biri iu vra në
Andi Maloku

DURRËS- Atentati i dështuar ndaj Arjan Ndojit, i mori jetën vetëm një të pafajshmi, shoferit të tij, Andi Malokut, i cili ndërroi jetë në spital disa ditë pas ngjarjes. Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar se pas ngjarjes babai i Andi Malokut po kërkonte me çdo kusht të mësonte arsyet e vrasjes së të birit. Siç del edhe nga dosja, babai i Andi Malokut ka shkuar në banesën e Redian Rrajës, i identifikuar me nofkën "Doku", për të mësuar se kush e kishte përfshirë në ngjarje, teksa rezulton se njëkohësisht ai interesohet vazhdimisht për qëndrimin e Rrajës në burg.

Nga zbardhja e përgjimeve rezulton se Dervishaj kapet duket thënë ndër të tjera se është i mërzitur, pasi çdo gjë i ka rënë në kurriz, pa harruar edhe kundërshtarët e tij që i ka në shpinë, që i përmend në këtë bisedë.

“Pas ngjarjes Dervishaj dhe miqtë e tij diskutojnë për informacionet që Arjan Ndoji shpërndan rreth ngjarjes së datës 1 Nëntor 2019 dhe autorëve të saj. Po kështu për dyshimet që kanë në lidhje me përdorimin nga Redian Rraja të telefonit të thjesht dhe jo të aplikacionit ‘Sky’. Nga këto komunikime që datojnë me periudhën e arrestimit të të pandehurit Ariol Halilaj, ata insistojnë që t’i dërgojnë porosi nëpërmjet avokatit të tij që të mos flasë për ngjarjen dhe autorët e përfshirë në ngjarje,”- thuhet në dosjen hetimore.

Ndërkohë Dervishaj po përpiqej të rregullonte atë që kishte shkuar keq në atentatin e Mbikalimit të Shkozetit, një telash më vete për të duket se në këtë moment ishte kthyer babai i shoferit të vrarë, Andi Maloku, i cili kërkonte të dinte se kujt ia kishte borxh gjakun e të birit të vrarë. 

“Më datë 1 Mars 2020, Plaurenti komunikon me Julianin duke i thënë se Xhelali, i dyshuar si Xhelal Rraja, më ka shkruar që ato ‘Malokët’ i kanë dërguar pleqt ‘Dokut’ Redian Rrajës, që na thuaj se kush e ka fut. Unë i thashë Xhelalit që të pyesin ‘Çomët’ se me kë e kanë problemin dhe se ‘Doku’ s’ka lidhje…,”- thuhet më tej në dosje.

andi maloku

Sondazh

Poll