Aktualitet

Si u thur plani i vrasjes, SHENJAT i lanë tek aplikacioni “Sky”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, zbulohen nofkat, Plaurent Dervishaj donte hakmarrje

Njeriu kyç që ishte i interesuar direkt për eliminimin e Rrumit, rezulton të jetë Plaurent Dervishaj, gjithashtu një personazh i njohur në zonën e Durrësit, i cili përgjatë dosjes përmendet me pseudonimet ‘Shoku’ apo ‘Plaku’. 

15 Shkurt 2023, 20:45 Nga k.m.
Si u thur plani i vrasjes, SHENJAT i lanë tek aplikacioni
Ajran Ndoja

DURRËS- Ish-prokurori Arjan Ndoji ra pre e një atentati më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoji, Andi Maloku, viktima më e pafajshme e kësaj historie. Gjatë emisionit “Në Shënjestër” mësohet se atentati ishte planifikuar disa muaj më parë, e se idetë ishin shkëmbyer nëpërmjet aplikacionit “SKYECC”. Por lanë gjurmë...

“Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e ‘SKY’ midis datave 13 gusht 2019 dhe 23 shtator 2019, ndërmjet shtetasve Julian Meçaj dhe Amar Shkëmbi, del në pah sigurimi i kushteve dhe masat paraprake që janë marrë nga autorët për realizimin e vrasjes së Arian Ndojit dhe Pëllumb Muharremit (Aleksandër Lahos). Pasi për këtë qëllim, këta persona kanë shkarkuar në telefonat e tyre aplikacionin “SKY”, me qëllim për të mos u përgjuar dhe identifikuar,”- thuhet në dosje.

Njeriu kyç që ishte i interesuar direkt për eliminimin e Rrumit, rezulton të jetë Plaurent Dervishaj, gjithashtu një personazh i njohur në zonën e Durrësit, i cili përgjatë dosjes përmendet me pseudonimet ‘Shoku’ apo ‘Plaku’. Dervishaj, vetëm 6 muaj para atentatit ndaj prokurorit Ndoji dhe Rrumi, kishte rënë edhe vetë pre e një prite të armatosur, bashkë me dy miqtë e tij, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj, por që ia kishte dalë që të shpëtonte, e tani donte të merrte hak.

“Në bazë të bisedave të kryera, grupi organizator i atentatit të datës 1 nëntor 2019, ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, me shprehjen ‘Shoku’ i referohen Plaurent Dervishaj, me shprehjen ‘Fshatari’ personit nën hetim Bledar Polovina. Me shprehjen‘Bad’ Amar Shkëmbit (alias Dritan Shkëmbi). Ndërsa me ‘Doku’, bashkëbiseduesit i referohen të pandehurit Redian Rraja; me ‘XONI”, personit nën hetim Ramazan Rraja; me ‘Kili’, Genti Ndërjakut (alias Kili Ndërjaku dhe Ekil Ndërjaku); dhe me ‘Dicio’, i referohen personit nën hetim Endrit Sinanit. Ndërsa Marsel Deçkës i referohen me kodin ‘Kështjella’,”-thuhet në dosjen hetimore.

Skuadrën e kishte gjetur, "gjuajtësin" po ashtu. Ishte gati për të vënë në jetë planin e tij. 

plaurent dervishaj

Sondazh

Poll