Sport

Guardiola i përulet Arsenalit: “Ata janë skuadra më e mirë në Premier League”...

Manchester City do të luajë të mërkurën (21:30) në Emirates, shtëpinë e liderit londinez, Arsenal

15 Shkurt 2023, 16:50 Nga DOSJA

Guardiola i përulet Arsenalit: “Ata janë skuadra më e

ANGLI - Pep Guardiola shprehet se Arsenali është skuadra më e mirë në Premier League, pasi Manchester City përgatitet të përballet me ta në Emirates sonte (21:30) në një ndeshje të shtyrë të ditës së 12-të të kampionatit.

Ndeshja e planifikuar fillimisht për 19 tetor u shty për të lejuar ndeshjen Arsenal-Eindhoven në Europa League më 20 tetor, e cila ishte shtyrë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

City, i dyti në tabelën e renditjes dhe tre pikë prapa liderit Arsenal, i cili ka edhe një ndeshje më pak, do të shpresojë të marrë frymëzim nga fitorja në FA Cup të muajit të kaluar (27/1) ndaj skuadrës londineze.

“Deri më tani ata janë skuadra më e mirë në Premier League”,- ka deklaruar Pep Guardiola në konferencën e djeshme për shtyp. “Ne e ndjemë atë disa javë më parë në FA Cup. Përkushtimi është intensiv. Do të jetë një betejë e madhe. Duhet të jemi gati. Nuk mund ta besoj që një javë më parë ishim jashtë formës dhe tani jemi kthyer në formë. 

Guardiola i përulet Arsenalit: “Ata janë skuadra më e

Çdo lojë është e ndryshme, ju mund të luani mirë dhe të fitoni dhe gjithçka është perfekte, por nesër mund të humbni. Ndaj Arsenalit është një lojë e rëndësishme. Të gjithë e dinë këtë dhe ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”,- shtoi ai.

“Nuk kam ankesa. Të gjithë bëjnë gabime, së pari unë. Humori është i mirë, me të vërtetë, me të vërtetë i mirë për shumë vite. Jemi të lumtur që jemi bashkë jo sepse mundëm Villan, apo humbëm nga Tottenhami”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll