Aktualitet

Bllako kërkon pushimin e akuzës, ish-deputeti: Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit s'mund të cilësohet zyrtar i lartë

Ai është deklaruar i pafajshëm, teksa ka ngritur çështjen e kompetencave të gjykatës.

15 Shkurt 2023, 15:47 Nga A.B
Bllako kërkon pushimin e akuzës, ish-deputeti: Sekretari i
Alqi Bllako

TIRANË- Alqi Bllako ka paraqitur deklarime dhe pretendimet e tij në lidhje akuzat e ngritura nga SPAK për inceneratorin e Fierit. Që në nisje të fjalës ai është deklaruar i pafajshëm, teksa ka ngritur çështjen e kompetencave të gjykatës.

"Kam kryer të gjitha procedurat ligjore. Akuza e ngritur për korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë nuk qëndron pasi në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, nuk mund të gjykohet si zyrtar i lartë. Kështu gjykata duhet të urdhërojë prokurorin për saktësimin e akuzës sepse pozicioni i sekretarit të përgjithshëm, nuk mund të cilësohet si zyrtar i lartë”, ka deklaruar Bllako ndërsa ka kërkuar pushimin e akuzës për shpërdorim detyre

alqi bllako

Sondazh

Poll