Sport

Vjen në jetë Teo! Mbrojtësi Elseid Hysaj, baba për herë të tretë, Lazio e uron shqip…

Përveç çiftit, familja Hysaj përbëhet nga dy djem dhe një vajzë. Elsaidi dhe bashkëshortja Florenza Lekstakaj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2016 me djalin Elis, ndërsa në 2021 lindi vajza Gloria.

15 Shkurt 2023, 15:37 Nga DOSJA

Vjen në jetë Teo! Mbrojtësi Elseid Hysaj, baba për herë

ITALI - Ka ardhur në jetë Teo, fëmija i tretë i Elseid Hysajt! Familja e mbrojtësit të kombëtares kuqezi, i cili aktualisht luan në radhët e skuadrës bardhekaltër të kryeqytetit italian, është shtuar.

Përveç çiftit, familja Hysaj përbëhet nga dy djem dhe një vajzë. Elsaidi dhe bashkëshortja Florenza Lekstakaj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2016 me djalin Elis, ndërsa në 2021 lindi vajza Gloria. 

Klubi i Lazios, me një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, e uron shqip mbrojtësin kuqezi për lindjen e djalit. "Presidenti Claudio Lotito në emër të Lazios, skuadrës, stafit dhe gjithë pjesëtarëve të klubit, bashkohen me gëzimin e familjes Hysaj", shkruan SS Lazio në Facebook. 

Vjen në jetë Teo! Mbrojtësi Elseid Hysaj, baba për herë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll