Bota

Disa persona tentuan ta rrëmbejnë, foshnja e tërmetit 'Aya' zhvendoset në një spital tjetër

Mijëra njerëz ofruan adoptimin e foshnjës javën e kaluar, pasi historia e saj u raportua gjerësisht nga mediat vendase dhe ndërkombëtare.

15 Shkurt 2023, 15:29 Nga a.l
Disa persona tentuan ta rrëmbejnë, foshnja e tërmetit
Aya

TURQI- Një foshnjë siriane jetime e lindur nën rrënojat e shtëpisë së saj të shembur pas tërmetit të javës së kaluar është zhvendosur në një vend të sigurt nga një autoritet shëndetësor. Drejtoria e Shëndetësisë Afrin mori masën paraprake për të mbrojtur vajzën, Aya, nga rrëmbimi dhe mashtrimi i birësimit.

Të hënën, pati një incident të dhunshëm në spitalin në rajonin e opozitës ku ajo po trajtohej. Një infermier, i shoqëruar nga dy burra të armatosur, dyshohet se kanë dhunuar menaxherin. Kreu i drejtorisë së shëndetësisë, Dr Ahmad Hajj Hassan, mohoi pretendimet në mediat sociale se ishte një përpjekje e dështuar për të rrëmbyer Aya, shkruajnë mediat e huaja. 

"Akuzat për rrëmbim ishin një keqkuptim. Kjo ishte një çështje tërësisht e brendshme e lidhur me spitalin dhe nuk kishte asnjë lidhje me foshnjën," tha ai.

Mijëra njerëz ofruan adoptimin e foshnjës javën e kaluar, pasi historia e saj u raportua gjerësisht nga mediat vendase dhe ndërkombëtare. Gjithsesi, drejtoria e shëndetësisë është e vendosur që të ketë prioritet mirëqenien e saj dhe të veprojë me kujdes me procesin e birësimit, sipas burimit.

Nëna, babai dhe katër motrat e saj vdiqën në katastrofë. Aya është ndjekur nga afër që nga lindja e saj dhe njerëz nga e gjithë bota i janë ofruar ndihmë. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjeve, tha se drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po fotografonte Aya-n po planifikonte ta rrëmbente atë dhe e dëboi atë nga spitali. Infermierja u kthye disa orë më vonë e shoqëruar nga persona të armatosur që rrahën drejtorin. Gruaja e drejtorit e ka ushqyer me gji Aya. Me të mbërritur në spital, personat e armatosur u thanë oficerëve të policisë lokale që mbronin vajzën se po shkonin pas drejtorit për të pushuar nga puna shokun e tyre. Ata thanë se nuk ishin të interesuar për Aya-n. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll