Bota

Lavrov: Rusia e gatshme të bashkëpunojë me përfaqësuesit perëndimorë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me përfaqësuesit perëndimore të interesuar për dialog. 

15 Shkurt 2023, 14:50 Nga a.l
Lavrov: Rusia e gatshme të bashkëpunojë me
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me përfaqësuesit perëndimore të interesuar për dialog. 

"Unë pajtohem që qytetarët e vendeve jomiqësore që janë të gatshëm të mbajnë dhe thellojnë lidhjet me ne - dhe në fakt, ka shumë prej tyre - duhet të kenë një mundësi për ta bërë këtë. Ne duhet t'i ftojmë ata, të takohemi me ta në platforma të tjera kur situata e transportit lejon, e cila është bërë qartësisht shumë më e ndërlikuar”, tha Lavrov në Dumën e Shtetit, dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë, të mërkurën.

Kremlini ka akuzuar shpesh vendet perëndimore, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë se po përpiqen të dominojnë politikën botërore dhe të përzihen në punët e të tjerëve, ndërsa përpiqen të shkatërrojnë fuqitë në rritje në Azi, Amerikën Latine dhe Afrikë.

sergei lavrov

Sondazh

Poll