Bota

KAOS në Parlamentin Evropian, kurdët hedhin sende në sallë, mbyllet seanca plenare, largohet Metsola

Protesta e kurdëve shkaktoi alarm në shërbimet e sigurisë së Parlamentit Europian, të cilët e larguan nga seanca plenare presidenten Roberta Metsola teksa evakuonin zonën.

15 Shkurt 2023, 14:43 Nga A.B
KAOS në Parlamentin Evropian, kurdët hedhin sende në sallë,
Parlamenti

STRASBURG- Trazirat mbizotëruan mesditën e sotme në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku një grup të rinjsh kurdë hodhën sende në sallën plenare. Siç shihet në video, të rinjtë kurdë ishin në Parlamentin Evropian ku hodhën disa gjëra dhe bërtisnin duke kërkuar lirimin e liderit të PKK, Abdullah Ocalan. 

Protesta e kurdëve shkaktoi alarm në shërbimet e sigurisë së Parlamentit Europian, të cilët e larguan nga seanca plenare presidenten Roberta Metsola teksa evakuonin zonën.

Deri më tani nuk dihet nëse janë bërë arrestime apo ndalime. Përsa i përket rendit të ditës dhe votimit këto do të vazhdojnë kur shërbimet e sigurisë të jenë të bindur se nuk ka ndonjë rrezik tjetër të mundshëm.

parlamenti europian abdullah ocalan

Sondazh

Poll