Bota

Shefi i NATO-s do të vizitojë Turqinë e goditur nga tërmeti për të shprehur solidaritetin

Udhëtimi vjen pasi Stoltenberg i kërkon Turqisë të ratifikojë kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me aleancën.

15 Shkurt 2023, 14:47 Nga a.l.
Shefi i NATO-s do të vizitojë Turqinë e goditur nga tërmeti
Jens Stoltenberg

TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë të enjten Turqinë anëtare të aleancës për të parë zonat e prekura nga tërmeti. Mediat e huaja raportojnë se, ai gjithashtu do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu në Ankara, tha zyra e Stoltenberg.

Udhëtimi vjen pasi Stoltenberg i kërkon Turqisë të ratifikojë kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me aleancën.Ndërkohë Norvegjia ka dërguar avion transporti C-130J Hercules në Turqi për të mbështetur përpjekjet e evakuimit, në një ndërhyrje të organizuar përmes një qendre të reagimit ndaj krizave të NATO-s.

termet ne turqi

Sondazh

Poll